Sprite

Sprite (shqiptimi: Sprajt) është një pije e butë e kthjellët me aromë limoni, e krijuar nga Coca-Cola Company (Kompania e Koka-Kolës). Sprite-i vjen në shije të ndryshme, si: boronicë, qershi, rrush, portokall, tropikal, xhenxhefil, ananas dhe vanilje. Akull, pjeshkë, remiksi Berryclear dhe versionet më të reja të pijeve janë të ëmbëlsuara artificialisht. Sprite-i u krijua kryesisht për të konkurruar pijen 7 Up.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i markës "Sprite" u krijua rreth vitit 1955 për një linjë pijesh me shije të tilla si luleshtrydhe dhe portokall, nga T. C. "Bud" Evans, një shishetor me bazë në Hjuston i cili gjithashtu shpërndante produkte Coca-Cola. Të drejtat për emrin u fituan nga Coca-Cola Company në vitin 1960.[1]
Pija me shije limoni e njohur sot si Sprite u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1959 si Fanta Klare Zitrone ("Fanta Clear Lemon" në anglisht) dhe u prezantua në Shtetet e Bashkuara nën emrin Sprite në vitin 1961 si një konkurrente e 7 Up.[2]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "John Shearer: Original Sprite Bottles Found In Former Cartter Lupton House". www.chattanoogan.com (në anglisht). 2012-07-06. Marrë më 2025-10-06.
- ↑ "Sprite (History, Flavors, Pictures & Commercials) - Snack History" (në anglishte amerikane). 2021-08-20. Marrë më 2025-10-06.